Connect with us

Xhafaj: Opozita sulme personale, sfida ime lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi

Kuriozitete

Xhafaj: Opozita sulme personale, sfida ime lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi

Xhafaj: Opozita sulme personale, sfida ime lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur deklaratave të opozitës për të duke i quajtur sulme personale, por tha se nuk do të përfshihet në këto debate.

"Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave ndihmë e madhe në këtë proces. Opozita të bëhet mbështetja pa rezerva.

Pa kuptim nëse lidershipi i opozitës vijon me sulme personale. Efikasiteti është zero. Nëse vijon të merret me sulme personale nuk kam ndërmend të humb kohë duke u përfshirë në këtë debat”, u shpreh Xhafaj.

Më tej ministri i Brendshëm deklaroi se është në këtë detyrë jo për ambicie personale por për t'iu shërbyer qytetarëve e për të siguruar se reforma në drejtësi do të zbatohet.

“Jam ulur në atë karrige jo për ambicie personale por për t'iu shërbyer qytetarëve për të siguruar se reforma në drejtësi do të zbatohet për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit. Nëse diskutohet si të luftojmë kundër krimit jam gati për debat.

Lufta kundër krimit të organizuar sfidë e madhe për të gjithë. Nuk kemi zgjidhje vetëm ta fitojmë sepse kështu do ta çojmë vendin drejt integrimit evropian", tha Xhafaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top