Connect with us

Xhafaj: Pastrim nga të inkriminuarit, vettingu promovon njerëzit profesionistë

Kuriozitete

Xhafaj: Pastrim nga të inkriminuarit, vettingu promovon njerëzit profesionistë

Xhafaj: Pastrim nga të inkriminuarit, vettingu promovon njerëzit profesionistë

Me tone të forta ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u është drejtuar me mesazh të qartë efektivëve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të bëjnë me përgjegjshmërinë e duhur detyrën e tyre, në të kundërt është më mirë të largohen vetë.

“Nuk mundet ta ushtroni këtë përgjegjësi dhe nuk përmbushni objektivat nëse nuk jeni të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësoni. Ata që shërbejnë në këtë detyrë duhet të jenë më së pari persona me integritet personal. Të punosh për të ruajtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve të vendit tënd është një punë e vështirë, e cila shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e shikon kështu, por si mjetin për interesa të paligjshme apo më keq, për interesa kriminale është më mirë të largohet nga kjo organizatë”, tha Xhafaj.

Gjatë fjalës së tij në prani edhe të kryeministrit Rama, Xhafaj ka theksuar se vettingu në polici synon të pastrojë njerëzit nga policët e korruptuar si dhe të promovojë dhe të nxjerrë në dritë të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm.

“Unë i kam mëshuar fort vettingut në polici. Ky proces synon të pastrojë njerëzit nga policët e korruptuar. Jam shumë i gëzuar që ky projekt ka marrë mbështetje të gjerë nga vetë policia. Procesi i vettingut synon të promovojë dhe të nxjerrë në dritë të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm. Ne do të mbështesim me këtë grup profesionistësh për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek policia e shtetit, besim i cili është lëkundur nga ngjarjet e muajve të fundit”, u shpreh Xhafaj.

Më tej ai shtoi se e vetmja ambicie e tij në këtë detyrë është një Shqipëri më e sigurt, ku sipas tij nuk kultivohet kanabis, pa krim të organizuar dhe grupe kriminale dhe ku mbi të gjitha parandalojmë futjen e të rinjve në grupet kriminale.

“Jemi duke arritur një sërë rezultatesh edhe në luftën kundër narkotikëve. Rezultatet në këtë fushë janë ndër të tjera edhe meritë e punës në ekip dhe në mënyrë të veçantë nga drejtuesit e rinj të policisë në qarqe. Në fillim të nëntorit do të vendosen këtu në ministri ekspert të FBI dhe ata gjermanë dhe në vijim edhe nga vende të tjera partnere për të nda ndihmuar për kapjen e drejtuesve të organizatave kriminale kryesisht atyre në fushën e trafikut të drogës”, përfundoi Xhafaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top