Connect with us

Zbardhet dëshmia e vajzës nga Ukraina, orët e tmerrit nga dhuna e të dashurit shqiptar

Kuriozitete

Zbardhet dëshmia e vajzës nga Ukraina, orët e tmerrit nga dhuna e të dashurit shqiptar

Zbardhet dëshmia e vajzës nga Ukraina, orët e tmerrit nga dhuna e të dashurit shqiptar

Ditën e sotme, policia e Durrësit, raportoi për një ngjarje të rëndë ku një vajzë e re nga Ukraina, ra pre e dhunës barbare të 24-vjeçarit durrsak, Almarjo Xhebexhia.

21-vjeçarja ka rrëfyer në polici orët e tmerrit që kaloi me të dashurin, dhe njohjen me të gjatë sezonit të verës, në Malin e Zi.

“Panorama” ka zbardhur dëshminë e saj në komisariat.

Dëshmia:

“Jemi njohur ne verë në Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte për pushime dhe unë gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohëm mbajtëm kontakte, ndërruam numrin e telefonit dhe u bëmë miq në FB, për të mbajtur kontakt. Më pelqeu si djalë dhe pasi komunikonim thuajse përditë, më pas krijuam një lidhje dashurore.

Më kërkoi të vija në Shqipëri dhe kam ardhur disa herë nga korriku deri tani. Dje erdha sërish me kërkesë të tij, por më dhunoi, më rrahu, më godiste pa pushim dhe më kërcënonte se do të më vriste. ‘Këtu s’te gjen njeri, do të vras po mbylle gojen’, më kërkonte të qëndroja ketu.

Nuk e di arsyen pse kërkonte të qendroja ndërkohë që nuk më prezantonte me familjen. Nuk e di çfarë qëllimi kishte, ndoshta donte të punoja këtu, a mos ndoshta donte të më prostituonte.

Ngrita keto dyshime në mendjen time pasi po sillej shumë ashpër dhe dhe më dhunonte. Më mbajti pa dëshirë në një hotel këtu në Durres”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top