Connect with us

Zbardhet identiteti i të riut që i dha fund jetës duke u hedhur nga ura, flasin miqtë

Kuriozitete

Zbardhet identiteti i të riut që i dha fund jetës duke u hedhur nga ura, flasin miqtë

Zbardhet identiteti i të riut që i dha fund jetës duke u hedhur nga ura, flasin miqtë

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme fshatin Qukës të Librazhdit, ku një 18 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e Urës së Bishtricës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:00 kur 18 vjeçari kishte mbaruar mësimin në shkollë.

Mësohet se i riu që u hodh nga ura është identifikuar si Fation Feci në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit.

Një nga miqtë e viktimës tha për "News24" se i riu ishte një djalë normal dhe nuk kishte shfaqur shenja se mund të ndërmerrte aktin e tillë. Sipas tij ngjarja ka qenë e papritur dhe shokuese për të gjithë të afërmit dhe miqtë.

Ndërkohë që nëna e Fatjonit sot në mëngjes i kishte rrëfyer mësueses se i biri ditët e fundit kishte qenë i mbyllur në vetvete, nuk fliste shumë dhe për këtë ajo i kishte kërkuar asaj që të kujdesej pak më tepër për të birin.

Nga ana e saj mësuesja thotë se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim tek 18 vjeçari. Paraprakisht hetuesit nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të riut, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top