Connect with us

Zbulon se i fejuari është vëllai i saj, pas kësaj bën një gabim edhe më të madh

Kuriozitete

Zbulon se i fejuari është vëllai i saj, pas kësaj bën një gabim edhe më të madh

Një vajzë ka zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj kanë lidhje gjaku dhe janë shumë të afërt. Vajza zbuloi se i fejuari i saj është në fakt vëllai i saj nga babai.

Por, pasi mori vesh të vërtetën, ajo bëri një gabim edhe më të madh: kërkoi ndihmë në internet.

Ajo shtoi se i fejuari i saj kishte një vit që e dinte të vërtetën dhe nuk ia kishte treguar. Vajza shkruan se ishin takuar në një lokal. Ata të dy ishin të ndrojtur, me komplekse dhe u përshtatën menjëherë. Ndodhi që ata u lidhen. Vajza ishte rritur pa të atin, më pas ajo zbuloi se babai i të fejuarit ishte në fakt edhe babai i saj. Kjo ndodhi kur vjehrra e saj i tregoi vajzës një foto të babait të djalit.

“Nuk e di se si qëndrova pa ulëritur. Dola menjëherë nga dhoma dhe u përballa me të fejuarin tim. Po qaja dhe po ulërija. Ai vetëm qëndronte ulur. Ai e pranoi që e dinte këtë që një vit, por s’ma kishte thënë sepse nuk donte që unë të mërzitesha. Ndihem e tradhtuar, e neveritur dhe e lënduar. Më vjen turp, zemra ime është thyer. Kam investuar shumë para në këtë dasmë, nuk di si t’ua shpjegoj familjarëve të mi dhe miqve. Akoma më keq që unë e dua atë, por e di që s’mund të jemi bashkë. Deri dje mendoja se do plakeshim bashkë.”

Komentet ishin mbështetëse për vajzën, duke i thënë se ajo nuk e dinte këtë dhe s’ka bërë asnjë gabim, duke fajësuar të fejuarin e saj. Vajza shkroi sërish duke kritikuar atë që komentuesit mendonin, pasi sipas saj, ata po miratonin incestin motër-vëlla dhe se duhej të ishin më paragjykues.

“Duhet ta them se shumica prej jush duket sikur jeni dakord me incestin vëlla-motër. E di që interneti është një hapësirë ku ti mund të thuash ç’të duash, por nuk e prisja këtë nga ju. Fatkeqësisht mendoj se e kundërta ndodh në jetën reale, jam e bindur se do më gjykonit si vajza që bën seks me vëllain e saj.”

Ajo shpjegoi se pas kësaj, prindërit e çiftit i thanë atyre që të ndaheshin. Përfundimisht vajza vendosi që të ndahet nga i fejuari dhe njëkohësisht vëllai i saj, ndërsa shtoi se do të bënte një test ADN-je për të vërtetuar lidhjen e tyre të gjakut.

“Përpara se të prishim çdo plan të dasmës do të flasim me babanë tonë dhe do të bëjmë një test ADN-je. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe mirësjelljen”, e mbyll vajza rrëfimin e saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top