Connect with us

Zhytet në ujë të valuar për t’u dhënë fuqi ndjekësve të tij, udhëheqësi shpirtëror vdes i përvëluar

Kuriozitete

Zhytet në ujë të valuar për t’u dhënë fuqi ndjekësve të tij, udhëheqësi shpirtëror vdes i përvëluar

Zhytet në ujë të valuar për t’u dhënë fuqi ndjekësve të tij, udhëheqësi shpirtëror vdes i përvëluar

Zhytet në ujë të valuar për t’iu treguar ndjekësve të tij rezistencën fizike, por vdes i përvëluar.

Një udhëheqës shpirtëror taoist, guru, Lim Ba, 65 vjeç, hipi sipër një tenxhereje të madhe me ujë të valuar jashtë tempullit të Kuala Sanglang Qinglong në Ayer Tawar, të Malajzisë për t’u treguar besimtarëve të tij rezistencën fizike, për të cilën pretendonte se gjithçka varej nga mendja.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, udhëheqësi fetar u zhyt disa herë në ujë, por në një moment bashkëpunëtorët e tij vunë re diçka të çuditshme dhe tentuan ta nxjerrin jashtë.

Ata lajmërojnë direkt ndihmën e shpejtë, por Lim gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak.

65-vjeçari u kishte mbijetuar disa herë akteve të tilla, ndërsa rekordi i tij personal ishte prej 75 minutash qëndrim në ujin e nxehtë.

“I donte ndjekësit e tij, energjia e tij ishte teksa i shihte të lumtur”, tha djali i të ndjerit, pas vdekjes së tij këtë të hënë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top