Connect with us

Zjarr masiv në Lezhë, kërkohet ndërhyrje me nga ajri

Kuriozitete

Zjarr masiv në Lezhë, kërkohet ndërhyrje me nga ajri

Zjarr masiv në Lezhë, kërkohet ndërhyrje me nga ajri

Përfshirja nga zjarret e zonave të thella pyjore, janë rikthyer sërish në problem këtë të martë.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku një vatër e fuqishme zjarri në malin e Kreshtës ka djegur disa hektarë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve është bërë e vështirë për shkak të terrenit.

Për këtë arsye, autoritetet kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të neutralizuar flakët,

Për shkak të terrenit të thyer malor është e pamundur ndërhyrja nga toka, priten përforcime nga ajri.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ku dyshohet të jetë shkaktuar aksidentalisht nga ndonjë banor i rastit. Por nuk përjashtohet as zjarrvënia e qëllimshme.

Ndërkohë vatra e zjarrit deri më tani ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të malit që kreysisht është kullotë dhe shkurre.

Zjarret që bien në këtë zonë, të cilat kanë qenë të shpeshta, kanë dëmtuar rëndë kurorën e gjelbërt. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top