Connect with us

Zjarri në servisin e makinave, publikohen detaje të reja

Kuriozitete

Zjarri në servisin e makinave, publikohen detaje të reja

Zjarri në servisin e makinave, publikohen detaje të reja

Detaje të reja janë bërë publike nga policia e Sarandës për zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një servis makinash.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku në servis janë djegur tre makina. Servisi është në pronësi të shtetasit me inicialet K.B.

Sipas policisë, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike, edhe pse nuk është ende e konfirmuar.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 27.10.2017 rreth orës 04:55, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., ka rënë zjarr dhe janë djegur 3 automjete.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit”, /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top