Connect with us

10 muaj me temperaturë 40 gradë, ky është 13-vjeçari nga Gjirokastra që po habit mjekët

Video

10 muaj me temperaturë 40 gradë, ky është 13-vjeçari nga Gjirokastra që po habit mjekët

10 muaj me temperaturë 40 gradë, ky është 13-vjeçari nga Gjirokastra që po habit mjekëtF. Tenolli

Lajme

R. Karavidha është 13-vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje misterioze që mjekët vetë po habiten.

Djaloshi ka 10 muaj që vuan nga një temperaturë e lartë trupore që i shkon deri në 40 gradë.

Ndonëse analizat e kryera disa herë ndaj tij nuk kanë nxjerrë gjë, mjekët ngelen të pafuqishëm për ta zbuluar se çfarë ka.

Ai është nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, sipas Report Tv.

Rajmonda, nëna e 13-vjeçarit thotë se shpresa e vetme ngelet mjekimi në spitalet jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes Karavidha, nuk mund të përballojë dot kostot, pasi bashkëshorti i saj është i pa papunë dhe i vetmi burim të ardhurash në këtë familje, ngelet paga e saj mujore prej 22 mijë lekësh e cila është pothuajse e papërfillshme.

Sa i takon vogëlushit ai tashme ndodhet i izoluar në banesë e cila përbëhet vetëm nga një dhomë në kushte mjerane, ndërsa prej kohësh ka humbur mundësinë e frekuentimit sistematik të procesit mësimor.

Prej çeljes së shkollës në mes të shtatorit të këtij viti, fëmija 13-vjeçar, ka shkuar vetëm tre ditë në shkollë, ndërsa pjesën tjetër e ka ngrysur me familjarët brenda katër mureve.

Ky është një rast tepër i rrallë ndaj edhe kontributi për këtë familje, nuk duhet të mungojë duke shpresuar që 13-vjeçari i cili ka pasion gazetarinë dhe sportin, të kalojë këtë situatë të vështirë dhe të rikthehet sërish përkrah miqve dhe shokëve të tij.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top