Connect with us

10 shtete ku mund të transferoheni për një jetë më të mirë, çfarë nevojitet?

Video

10 shtete ku mund të transferoheni për një jetë më të mirë, çfarë nevojitet?

10 shtete ku mund të transferoheni për një jetë më të mirë, çfarë nevojitet?S. Bardhi

Lajme

Për të qenë të sinqertë në shumicën e vendeve të Ballkanit nuk ka shumë mundësi punësimi, e nëse ka, maksimumi që do bësh me rrogën tënde është ta mbyllësh muajin dhe je me fat nëse nuk duhet të marrësh borxh për këtë.

Emigrimi për një jetë më të mirë është shtuar ndjeshëm edhe pse propagandohet shumë se Shqipëria po bën hapa para sa i takon kushteve socio-ekonomike, sërish xhepat e shqiptarëve thonë të kundërtën.

Më poshtë do sjellim një listë me 10 prej shteteve ku mund të transferoheni për një jetë më të mirë, ku mundësitë janë të panumërta, mjafton dëshira dhe vullneti për punë.

Çfarë ju duhet për këtë?! Një biletë avioni dhe vizë në disa raste.

1.Australia. Nuk ka dyshim, Amerika e re është Australia. Një kontinent me një ekonomi solide dhe paga mesatare të larta, me standarde jetese të mira. Në Australi mungojnë shumë figura profesionale, gjë që nuk ndodh në vende të tjera, megjithatë ndërkohë Australia është një vend modern dhe avangardë. Ka ende hapësirë për ata që dëshirojnë të punojnë apo të hapin një aktivitet. Për gjithë ata që duan të largohen nga Perëndimi për të mos bërë asgjë, ka ende vend në kontinentin australian. Sigurisht anglishtja juaj duhet të jetë e mirë, shkruan Revista Monitor.
2.Gjermania. E kotë të përsërisim që është vendi me ekonominë më të fortë në Europë. Por është edhe një vend që ka ditur të ofrojë (dhe ende ofron) shumë mundësi për të rinjtë duke u lënë hapësirë për sipërmarrje. Berlini në veçanti, ku kostoja e jetesës është mjaft e ulët, tërheq mijëra të rinj çdo vit. Ky qytet ka ditur të bëjë bashkë më së miri eficencën dhe “savoir vivre”: Punohet po, por më pas mund të kaloni kohën e lirë duke shëtitur, në birrari, duke vizituar muze etj. Po kështu ndodh edhe në qytetet e tjera gjermane. Problemi më i madh mbetet mësimi i gjermanishtes.
3.Katar. Katari ia ka marrë vendin Dubait, që disa vite më parë dukej Eldorado e punës. Të gjithë që linin punën e tyre fikse në kërkim të mundësive të reja dhe të pabesueshme. Edhe këtu ka mungesë profesionistësh dhe kompanitë janë të gatshme të paguajnë për ta. Në ndryshim nga Dubai, Katari duket se ka një të ardhme ekonomike më pozitive dhe inkurajuese. Fitimet nga puna e pavarur nuk taksohen. Ndërkohë janë duke u zhvilluar bisedime për Botërorin e Futbollit në vitin 2022. Doha është një qytet ultramodern, ku kënaqësitë janë të shumta, i vetmi problem është vapa dhe veshja që i përshtatet një vendi mysliman.
4.Tailanda. Në të gjitha klasifikimet të vendeve ku jetohet më mirë (cilësohet si “Vendi i buzëqeshjes”) Tailanda ka plazhe të mrekullueshme dhe një det ëndrrash, klimë të ngrohtë gjithë vitin (përveç periudhës së shirave) por edhe një nga metropolet më aktive në botë: Bangkokun. Në vend mund të jetoni me një minimum jetik 800 – 900 euro në muaj. Qiraja për një vilë kushton rreth 300 euro në muaj dhe mund të hani me 4 euro. Janë të shumta mundësitë për punë për të huajt, veçanërisht në sektorin e turizmit. Madje nuk është e vështirë as të hapni dhe një biznes tuajin. Nëse jeni pensionist do të jetonit si në një parajsë. Bëni kujdes me higjienën dhe kujdesin shëndetësor.
5.Polonia. Ekonomia e Polonisë nuk ndien kriza falë shkallës së lartë të rritjes dhe shpirtit të inovacionit. Janë të mirëpritur specialistët. Të gjithë flasin anglisht, kështu që nuk është e nevojshme të dini mirë gjuhën. Kostoja e jetesës është shumë e ulët dhe qytetet si Krakovi dhe Varshava janë plot jetë.
6.Singapori. Singaporin e gjejmë në vendin e parë të shumë klasifikimeve botërore: cilësia e jetës, siguria dhe pastërtia. Ekonomia është vite dritë larg nga vendet e tjera të Azisë Juglinsore. Ky qytet-shtet nuk fle kurrë dhe ata që flenë, humbin mundësitë. I vetmi problem është të shkoni atje pa pasur më parë një punë. Ju mund të transferoheni vetëm me një kontratë pune. Ndaj më parë ju këshillojmë që të kërkoni dhe kontaktoni me kompani që janë me seli në Singapor. Mes klubeve të polos, restoranteve luksoze dhe pishinave panoramike, këtu do të jetoni si në ëndërr.
7.Kanada. Kanadaja është vendi më i mirë në botë për cilësinë e jetës, natyrës dhe mikpritjes. Në disa drejtime, më mirë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë se këtu ofrohen më shumë mundësi pune dhe pa makthin e Green Card. Toronto është një nga qytetet më shumetnike dhe moderne. Montreali është i pasur me kulturë. Është vendi ideal ku mund të rrisni fëmijët tuaj. I vetmi problem është klima e ftohtë.
8.Anglia. Londra pozicionohet ende e para në Europë ndër qytetet ku shumë të rinj duan të shkojnë pas moshës 18-vjeçare. Profesionet më të kërkuara janë në fushën e mjekësisë, në shkollat dhe laboratorët e kërkimit. Londra është një qytet kozmopolitan, i gjallë, trendy. Përpara se ju të vendosni të shkoni në Londër, duhet të merrni në konsideratë disa faktorë: kostoja e jetesës, veçanërisht për shtëpi dhe kënaqësinë, dhe gjuha angleze, që duhet të jenë e përsosur.
9.Norvegjia. Norvegjia është vendi europian ku mund të jetoni më mirë. Me një ekonomi të qëndrueshme, kërkesa për profesionistë, sipërmarrja e lirë dhe pagat e larta e rendisin në vendin më të vlerësuar nga emigrantët, veçanërisht nga gratë. Ndër të tjera është një ndër vendet më të sigurta në Europë dhe më të pastra. Çmimi që do të paguani është i ftohti dhe mungesa e diellit. Nuk mjafton të dini veç anglisht, ju duhet të mësoni edhe pak norvegjisht.
10.Panamaja. Hapja e Kanalit të Panamasë po e zhvendos gjithë ekonominë e vendit në Amerikën Qendrore. Edhe turizmi është rivlerësuar, pasi zbuloi se Kryeqyteti, me qendrën koloniale historike është i mrekullueshëm dhe ofron plazhe fantastike si arkipelagu i San Blas. Klima është e mirë dhe njerëzit të gëzuar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top