Connect with us

13 humbje radhazi, Gjimshitin dhe Memushajn nuk i shpëtojnë dot as shtrigat

Video

13 humbje radhazi, Gjimshitin dhe Memushajn nuk i shpëtojnë dot as shtrigat

13 humbje radhazi, Gjimshitin dhe Memushajn nuk i shpëtojnë dot as shtrigatL. Çela

Sport

klubi

Pas disfatës me Suedinë për kualifikimin në Kupën e Botës 2018, Italia po shkruan një tjetër histori të turpshme, kësaj here në nivel klubesh.

Benevento këtë sezon mund të quhet pa frikë skuadra më e dobët në Evropë, sepse ka humbur të 13 ndeshjet e para në Serie A. Kundërshtari i fundit që e mposhti qe Sassuolo (2-1), duke “i dhënë një dorë” për të thyer rekordin e sezonit 1930-1931 të Manchester United-it, kur e niste sezonin me 12 humbje radhazi.

Lajmi i keq për ne është se te Benevento luajnë dy shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledjan Memushaj. Ata po vuajnë sa më s’ka dhe dita-ditës po bëhen qesharakë përtej Adriatikut, edhe pse në kombëtaren tonë respektohen me meritë. Kur mëson që legjionarët kuqezi e kanë të vështirë të jenë titullarë të padiskutueshëm në një skuadër kaq të dobët, bëhemi edhe më keq.

Benevento është një qytet me 60 mijë banorë, 65 km në veri të Napolit. Në këtë rajon të Italisë e ka origjinën kulti i shtrigave dhe kjo është arsyeja pse lojtarët e skuadrës quhet “Shtriganët”. Alamet emri, por klubi nuk ka arritur të bëjë ndonjë magji sivjet.

Meritat kryesore për ngjitjen e Beneventos në Serie A e kanë vëllezërit Ciro dhe Oreste Vigorito. Ata e morën skuadrën nga kategoria e tretë dhe, pas një pune kolosale, arritën të bënin mrekullinë. “Ne patëm një vizion që në fillim dhe ia dolëm”, – shprehet presidenti Oreste Vigorito. Ai vuajti shumë në vitin 2010, kur i vdiq vëllai Ciro. “Atëherë isha krejt bosh. Nuk dija si të vazhdoja”.

Megjithatë, dita e triumfit ndodhi në fundin e sezonit 2016-2017. Benevento fitoi 1-0 në ndeshjen e dytë të “play-off”-it kundër Carpi-t. “Shtriganët” u bënë të parët në historinë e futbollit italian, që kaluan nga kategoria e tretë në Serie A. “Qava për shumë minuta, ndoshta edhe orë. Nuk e mbaj mend. Ishte çasti më i bukur në jetën time”, – shprehet Annio Passariello, i cili për 30 vite ka punuar në karburantin pranë stadiumit.

10312 tifozë të Bevenentos e fërshëllyen skuadrën e tyre të zemrës pas humbjes së fundit. Në fillim të ndeshjes, sektori i ultrasve në stadium ishte krejt bosh për dhjetë minuta, si protestë për performancat e dobëta. Gjithsesi, ata ende nuk e kanë braktisur skuadrën. Janë aty ndeshje për ndeshje, derisa të shohin një gol, një pikë apo… një fitore. Edhe ne jemi aty, ndonëse jo fizikisht, duke pritur që Memushaj dhe Gjimshiti të kenë sukses.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top