Video
150 mln euro për sulmuesin e shumëpritur, ish-presidenti i Realit i paraprin merkatos
150 mln euro për sulmuesin e shumëpritur, ish-presidenti i Realit i paraprin merkatosL. Çela
Sport
Sulmues Harry Kane, aktualisht te Tottenham, prej disa muajsh spekulohet se shumë shpejt do të transferohet te Real Madrid. Spekulimet i ka shtuar ish-presidenti i madrilenëve, Ramon Calderon.
Real Madrid gjithmonë ndjek lojtarët më të mirë dhe klubi është i detyruar që të nënshkruajë me lojtarë të njohur. Paratë të ndihmojnë të investosh dhe të fitosh përsëri. Nuk shoh ndonjë arsye pse Kane të mos bindet, edhe pse kjo varet nga shumë gjëra. Kane, sigurisht, nuk do të kushtojë lirë. Cristiano Ronaldo u ble 80 milionë euro dhe u cilësua çmim i çmendur, por shihni tani. Nëse harxhon 150 milionë euro, është normale. Nuk kemi më kufij”.
Kjo deklaratë ka emocionuar së tepërmi tifozët e "Los Blancos", të cilët po presin me padurim një blerje "big" në "Santiago Bernabeu".
JOQ.al