Connect with us

2 shqiptarë alarmojnë shërbimet inteligjente në Greqi, vjedhin makinat e Ambasadës Marokene

Video

2 shqiptarë alarmojnë shërbimet inteligjente në Greqi, vjedhin makinat e Ambasadës Marokene

2 shqiptarë alarmojnë shërbimet inteligjente në Greqi, vjedhin makinat e Ambasadës MarokeneS. Bardhi

Lajme

Më në fund është zgjidhur misteri i zhdukjes së makinave diplomatike të Ambasadës së Marokut, më saktë të ambasadorit Samir Addahre.

Sipas medias greke zogla.gr, dy persona të cilët janë identifikuar të jenë shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme si autorë të kësaj vjedhjeje.

Policia i ka identifikuar autorët nga testi gjenetik i ADN nga të dhënat që u gjetën në njërën prej makinave të ambasadës të gjetura në Galatsi.

Dy shqiptarët kishin hyrë në rezidencën e ambasadorit duke kontrolluar të gjithë shtëpinë, por kanë vjedhur vetëm çelësat dhe më pas makinat duke u zhdukur.

Nga kjo është alarmuar e gjithë ambasada dhe shërbimet inteligjente të Marokut, të cilat kanë filluar hetimet në bashkëpunim me ELAS-in.

Burimet diplomatike kanë shpjeguar se ekziston mundësia serioze që të ketë pasur rrjedhje të brendshme informacioni për të ndihmuar në këtë aksion bastisjeje.

Megjithatë emrat e dy shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top