Video
24-vjeçarja nga Lezha denoncon vëllanë në polici, kërkon urdhër mbrojtje
24-vjeçarja nga Lezha denoncon vëllanë në polici, kërkon urdhër mbrojtjeD. Cani
Lajme
Një 24-vjeçare nga qyteti i Lezhës ka denoncuar vëllanë e saj ditën e sotme, duke kërkuar urdhër mbrotje.
24-vjeçarja, banuese në Lezhë me inicialet N.D., ka bërë denoncimin pasi dhunohej psikologjikisht nga vëllai i saj.
Policia ka nisur hetimet për dhunë në familje për vëllain e të dëmtuarës, shtetasin B.D.
Njoftimi i policisë:
Sot u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.D, vjeç 24, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai B.D, vjeç 28, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
JOQ.al