Video
24-vjeçarja tmerron fansat me fotot e saj, por historia e saj i preku të gjithë
24-vjeçarja tmerron fansat me fotot e saj, por historia e saj i preku të gjithëS. Bardhi
Lajme
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale u tronditën kohët e fundit kur modelja nga Kanadaja, Catt Gallinger, 24 vjeçe, zbuloi efektet shkatërruese të tatuazhit të saj në sy.
Tatuazhi sklerar do të thotë kur në pjesën e bardhë të syrit injektohet ngjyrë dhe ajo përhapet në të gjithë syrin.
Në rastin e Catt, për fat të keq, procedura shkoi tmerrësisht keq, duke e lënë atë me një shikim jo të qartë dhe një ngjyrë vjollcë që i dilte nga syri.
Në një postim emocional në Facebook, Catt kohët e fundit zbuloi shtrirjen e shqetësimit të saj dhe dëshpërimin për këtë ndërhyrje, si dhe ndau imazhe të syrit të fryrë teksa qante.
Mjerisht dëmi për 24-vjeçaren nuk është më vetëm në sy, por është shtrirë edhe në shëndetin mendor.
Por, në një prononcim për “Global News.ca”, Catt ka pranuar se tashëm i duhet një konsultim urgjent me një kirurg të specializuar.
Mesazhi: Kujdes se çfarë injektoni në trup, të çfarëdolloj forme dhe për çfarëdolloj arsyeje.
JOQ.al