Video
3, 2, 1: Samanta po vjen me një baladë dashurie, që tani favorite për KM
3, 2, 1: Samanta po vjen me një baladë dashurie, që tani favorite për KML. Çela
Showbiz
“Kënga Magjike” sivjet duket se do të ketë më shumë konkurrencë se kurrë dhe kjo nuk është një mënyrë për t’i bërë reklamë Ardit Gjebresë.
Me këngët e deritanishme dhe sidomos duke u bazuar te disa spekulime për atë që na pret, mund të themi se finalja do të jetë shumë e fortë.
JOQ.al së fundmi ka mësuar se një nga favoritet për të bërë “boom” me pjesëmarrjen e saj do të jetë Samanta Karavella. Madje, favoritja kryesore!
Ajo ka bashkëpunuar me kompozitorin Kledi Bahiti, me të cilin pati fituar “Top Festin” disa vite më parë me këngën “Loti i fundit”.
Bukuroshja e miliona klikimeve dhe lajmeve të shoubizit edhe kësaj here do të na emocionojë me një baladë dashurie. Po, pikërisht ashtu siç di vetëm ajo.
Shumë shpejt do t'ju tregojmë edhe detaje të tjera për këtë kompeticion.
JOQ.al