Video
3 shkaktarët e aksidentit të frikshëm që i mori jetën gazetares
3 shkaktarët e aksidentit të frikshëm që i mori jetën gazetaresA. Shehaj
Lajme
Pesë ditë më parë një aksident sa i frikshëm edhe i rëndë në aksin Lushnje-Berat i mori jetën gazetares Erinolda Isufaj, e cila prej kohësh punonte pranë emisionit "Stop".
Sot prokuroria ka treguar tre prej shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal. Kujtojmë se një bllok mermeri u shkëput nga një trajler dhe ra sipër automjetit ku udhëtonte viktima me bashkëshortin dhe prindërit.
Sipas Prokurorisë, drejtuesi i trajlerit ka tejkaluar shpejtësinë nga 40 km/orë që duhet të udhëtonte në 60 kilometra në orë. Po ashtu ka bërë një parakalim të gabuar dhe pikërisht kjo manovër ka shkaktuar animin e peshës së ngarkesës.
Arsyeja kryesore, pse u shkëputën blloqet e mermerit mbetet fakti që nuk kanë qenë të lidhura në karrocerinë e kamionit.
JOQ.al