Video
38-vjeçarja: U zgjova e zhveshur dhe e tmerruar me një të panjohur në dhomën e hotelit
38-vjeçarja: U zgjova e zhveshur dhe e tmerruar me një të panjohur në dhomën e hotelitF. Gjoni
Thashetheme
Një nënë e dy fëmijëve e cila pretendon se është përdhunuar dy vite më parë në një hotel në Londër nga një person që nuk e njihte, ka vendosur të vërë drejtësinë në vend vetë, pasi Prokuroria refuzoi ta pranonte akuzën e saj.
Prokurorët refuzuan të pranojnë akuzat e ngritura prej saj pavarësisht pretendimeve nga Emily Hunt se ajo u zgjua “e zhveshur dhe e tmerruar" në një dhomë hoteli në Londër. Hunt, e cila ka pranuar që të identifikohet me emër dhe fytyrë, thotë se është droguar nga personi në fjalë dhe më pas është përdhunuar.
38-vjeçarja deklaroi se dy vite më parë ishte zgjuar pranë një burri që nuk e njihte, në një hotel në Bethnal Green dhe pas dy ditësh kuptoi që ishte përdhunuar, kohë kur bëri edhe denoncimin në polici.
Shërbimi i Prokurorisë tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza. Sipas njoftimeve, policia tha se gruaja mund të kishte ngritur pretendimet për të mbuluar një tradhti ndaj bashkëshortit të saj, edhe pse ajo e ka mohuar këtë pistë. Ndërkohë nga pamjet e siguruar nga kamerat e sigurisë, u pa se ajo ishte shumë e afërt me personin që e akuzon për përdhunim si dhe është parë të shkëmbejë puthje me të.
Megjithatë, ajo nuk ka pranuar të dorëzohet dhe tani se po ngre një fushatë për të mbledhur fonde dhe për të realizuar një ndjekje private për rastin e saj.
38-vjeçarja nga New York-u, u shpreh:
Unë u zgjova e zhveshur dhe e tmerruar në një shtrat hoteli pranë një njeriu që kurrë nuk e kisha parë më parë. Dyshoja se isha droguar, dhe siç kuptova dy ditë më vonë, unë isha dhunuar. E raportova menjëherë në polici përdhunuesin tim dhe dhomën e hotelit. Ata gjetën prezervativë të përdorur në dhomë. Shërbimi i Prokurorisë më tha se nuk mund të ndiqnin penalisht. Një arsye ishte se ata pretendojnë se unë po flirtoja dhe po e puthja atë, por unë besoj se u drogova. Nuk e mbaj mend takimin me të. Është e pamundur për mua që të kisha dhënë pëlqimin tim për të kryer marrëdhënie”.
Burimi: The Independent
JOQ.al