Connect with us

5 këshilla se si ta mbroni të dashurin/ën kur dikush po e ha me sy

Video

5 këshilla se si ta mbroni të dashurin/ën kur dikush po e ha me sy

5 këshilla se si ta mbroni të dashurin/ën kur dikush po e ha me syL. Çela

Lifestyle

d111

E keni parasysh atë situatën e sikletshme me të dashurin/ën tuaj kur jeni në një festë apo darkë mes miqsh dhe papritur vini re se dikush po mundohet të flirtojë me të? Të gjithëve u ka ndodhur në momente të caktuara.

Pjesa më e bukur është kur mundohesh ta kalosh me një buzëqeshje, por duket sikur edhe uji të ngec në fyt. Për t’i dalë zot vetes dhe “pjesës tënde”, JOQ ju tregon se si të “nxirrni luanin” në situata të tilla.

1-Shiko egër për të dhënë sinjal

Fillimisht shiko atë që ke në krah për t’ia bërë të ditur se po bezdisesh nga shikimi i gjuetarit/es. Më pas, shikimin ngulja palës tjetër dhe jep sinjal, e kupton vetë.

2- Kapi dorën

Nëse sulmi vazhdon, kapja dorën. Tashmë, ai/ajo e di se është me ty dhe nuk është thjesht një marrëdhënie mes miqsh, por më shumë se aq.

3- Foli në vesh

Nëse situata bëhet më problematike, atëherë afrohu te veshi i personit që ke në krah, sikur po i tregon ndonjë batutë. Mos kurse edhe ndonjë puthje të lehtë, ndërsa në vesh mund të thuash: “Po acarohem!”.

4- Një puthje nuk është kurrë gabim

Ai/ajo është gjysma tjetër, kështu që askush nuk të ndalon që ta puthësh. Sigurisht, duke gjetur momentin dhe në kohën e duhur. Me pak fjalë, kur sytë e “dashakeqësve” janë duke të parë me vëmendje. Nëse vazhdojnë sërish gjuetinë, mos shpreso t’u plasë cipa, se cipë s’kanë!

5- Largohu, o shok!

Nëse situata vazhdon dhe gjendja acarohet, përpara se të plasë ndonjë konflikt, largohu. Në krahu tënd janë edhe dora, edhe zogu. Zgjidhja më e mirë, largohu!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top