Video
50-vjeçarin nga Tirana e lë mendja, i nxin jetën një vajze 24 vjet më të re
50-vjeçarin nga Tirana e lë mendja, i nxin jetën një vajze 24 vjet më të reA. Naçi
Lajme
Rrjetet sociale kanë edhe një anë negative përveç asaj pozitive. Një vajzë 26-vjeçare ka rënë pre e përndjekjes nga një burrë 50-vjeçar. Ky i fundit prej kohës ishte i fiksuar pas vajzës.
Bezdisja ka shkuar deri në atë pikë sa vajza të shkojë në polici dhe ta denoncoi burrin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë 50-vjeçari me inicialet M.P është nën hetim për veprën penale ‘ Ndërhyrje të padrejta në jetën private’. Ai për një periudhë kohe ka përndjekur 26 vjeçaren me inicialet R.L banuese në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P, vjeç 50 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ka përndjekur shtetasen R.L, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal".
JOQ.al