Connect with us

6 mijë euro ryshfet, deputeti në dilemë: A ta arrestojmë?

Video

6 mijë euro ryshfet, deputeti në dilemë: A ta arrestojmë?

6 mijë euro ryshfet, deputeti në dilemë: A ta arrestojmë?A. Shehaj

Lajme

Klea Sala është një prej punonjëseve të sallës operative të policisë në Tiranë, e cila u vu dje në pranga, pasi akuzohet se ka dhënë rreth 6 mijë euro ryshfet punonjësve të ALUIZNI-t, për të legalizuar një ndërtim pa leje që nëna e saj e kishte ndërtuar në vitin 2014.

Kundrejt arrestimit të të resë ka reaguar deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili në një postim të tijin në Facebook shtron pyetjen nëse policja duhet arrestuar apo jo për 6 mijë euro ryshfet, kur vetë sistemi në vendin tonë të shtyn drejt një skeme të tillë, për të përfituar atë është e drejtë apo që të takon.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

A duhet arrestuar policja Sala per 6000 euro rryshfet dhene punonjesve te ALUIZNI-t??

Nje pyetje e veshtire kjo, qe ne nje vend normal do te merrte vecse pergjigje pozitive.

Por pyetja tjeter eshte, a jemi nje "vend normal"??

Familja e Zj.Sala kishte aplikuar qe prej vitit 2014 per legalizim banese dhe nuk kishte marre asnje pergjigje nga zyrtaret perkates, as negative kjo.

Dhe kjo heshtje ka qene vecse e qellimeshme, pikerisht per te detyruar qytetarin te paguaje "nen dore".

Kjo "taktike" korruptive eshte nje dukuri e zakoneshme per shume nga institucionet e zyrtaret tane tashme.

Cfare duhet te beje qytetari i shkrete ne kete rast, te mbetet pa shtepi, pa pune, pa nje dokument te domosdoshem, apo te paguje "haracin", ndonese e veshtire kjo per ate.

Kjo ndodh kudo sot ne vendin tone, eshte bere nje rutine korruptive dhe denigruese ne maredheniet midis instiucioneve dhe qytetareve.

Edhe dicka, sa qindra miliona Euro jane grumbulluar ne kete forme "haraci" nga punonjesit e shtetit ne kurriz te fshatareve te shkrete qe kultivuan kanabisin?!

PRA PERGJIGJA E ASAJ PYETJEJE ESHTE SHUME ME E VESHTIRE E KOMPLEKSE NGA SA DUKET NE PAMJE TE PARE.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top