Connect with us

9 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në Austri, për të mirën tuaj

Video

9 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në Austri, për të mirën tuaj

9 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në Austri, për të mirën tuajS. Bardhi

Kuriozitete

Austria padyshim është një vend i bukur për t’u vizituar dhe duhet ta merrni në konsideratë, por banoi kujdes dhe mësoni ca gjëra para se të gjendeni brenda territorit austriak.

Zakonisht, edhe në Shqipëri nuk na vjen mirë kur hasim ndonjë turist që nuk e njeh vendin tonë mirë dhe na flet me hamendësime për gjëra që vetëm ne e dimë si qëndron e vërteta.

Çdo kulturë ka disa zakone të veçanta, të cilat çdo turist duhet t’i dijë në rast se do që pushimet t’i shkojnë në mënyrën më të mirë dhe kjo rekomandohet me 9 këshilla nga Monitor veçanërisht për Austrinë që i qëndron strikte parimeve dhe traditës së saj.

Ndiqni këshillat e mëposhtme:

Të ngatërroni Austrisë me Gjermaninë

Edhe pse kjo gjë tingëllon e pakuptimtë, kjo ndodh. Edhe pse Austria është një vend gjermano-folës dhe natyrisht që ka edhe disa ngjashmëri me Gjermaninë, ajo ka karakterin e veçantë dhe krejtësisht unik. Gjuha, kultura dhe ushqimi janë shumë të ndryshme nga Gjermania dhe austriakët do të mërziteshin shumë nëse ju do të bënit një ngatërresë të tillë.

Harrojini bakshishet për kamerierët

Kamerierët në Vjenë kanë një qëndrim jo fort miqësor dhe të qeshur me klientët e tyre, por kjo nuk do të thotë që lënia e një bakshishi do të bënte ndryshimin, përkundrazi. Në Vjenë nuk u lihet bakshish kamerierëve, sepse në pjesën më të madhe të lokaleve ato marrin 10 për qind të faturës që ju konsumoni.

Kujdes semaforin

Për austriakët, respektimi i shenjave të Kodit Rrugor është shumë i rëndësishëm, sidomos respektimi i semaforit, por jo vetëm për shoferët, por mbi të gjithë këmbësorët. Gjobat që austriakët kanë vendosur për mosrespektim të semaforit dhe kalimit me të kuqe nga këmbësorët janë shumë të larta, prandaj nëse e vizitoni Vjenën do të shikoni që askush nuk e kalon rrugën pa dalë drita jeshile, edhe nëse nuk është duke kaluar asnjë makinë.

Mos prisni të gjeni dyqan hapur të dielën

Të gjitha supermarketet dhe dyqanet më të mëdha në Austri mbyllen ditën e dielën, kryesisht kjo gjë është më e theksuar në kryeqytetin vjenez. Prandaj sigurohuni që të gjitha blerjet t’i keni mbyllur deri të shtunën.

Kujdes ku zgjidhni të bëni foto

Për çdo turist që viziton një vend të huaj është gjithmonë tundues fakti i të bërit foto në çdo vend të ri ku shkojnë. Por në Vjenë duhet të tregoheni të kujdesshëm se ku bëni foto, sepse ka vende të tilla ku ju mund të bllokoni trafikun e njerëzve që po kalojnë dhe për këtë mund të merrni edhe një gjobë, e cila nuk është aspak e ulët.

Të ngatërroni origjinën e disa pjatave tradicionale

Austriakët janë jashtëzakonisht krenarë për pjatat e tyre tradicionale. Schnitzel dhe strudel janë disa prej pjatave tradicionale austriake edhe pse ato shpeshherë ngatërrohen me ato gjermane.

Të përmendni “The Sound of Music”…

Edhe pse në momentin që u shfaq premiera e filmit “The Sound of Music”, ajo ishte një sukses i vërtetë si në Austri ashtu edhe në Gjermani, asnjë prej këtyre dy shteteve nuk e shikon më me qejf dhe krenari një film të tillë.

Austriakët nuk bien dakord me pasaktësinë e të dhënave që përshkruan pasurinë e tyre si shtet, ndërsa gjermanët e kanë edhe sot e kësaj dite shumë të vështirë të gëlltisin temën naziste të luftës. Prandaj këtë film, bëni mirë të mos e përmendi me asnjë austriak dhe me asnjë gjerman.

…ose Arnold Schwarzenegger-in

Edhe pse ka jetuar larg Austrisë për më shumë se 30 vjet, ai ende konsiderohet si një ndër austriakët më të famshëm, por nuk është një prej figurave më të dashura për këtë komb, prandaj bëni mirë të përmendni figura të tjera të njohura.

Mos hamendësoni se të gjithë flasin anglisht

Njerëzit në Vjenë në përgjithësi kanë një nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, por kjo nuk është e njëjtë për të gjithë Austrinë, prandaj këshillohet të mësoni disa fraza të thjeshta në gjermanisht që të mos hasni shumë vështirësi në komunikim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top