Video
“Ti po e zhyt Sajmon, jep dorëheqjen”, Rama u kthehet keq komentuesve dhe nuk kursen fjalorin
"Ti po e zhyt Sajmon, jep dorëheqjen", Rama u kthehet keq komentuesve dhe nuk kursen fjalorinS. Bardhi
Lajme
“Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, këto ishin disa prej fjalëve të kryeministrit Rama në reagimin e tij lidhur me implikimin e Tahirit në rrjetin kriminal të trafikimit të drogës.
Ishin të shumtë ata që u befasuan nga kjo deklaratë e Ramës që nuk i ofronte as mbështetje as siguri Tahirit, por as nuk e shtynte më tej greminës, ishte më tepër si një deklaratë për hir të të thënit se posti që mban kërkon një reagim.
Por kjo nuk është për t’u habitur, sepse kur bëhet fjalë për skandale të përmasave të tilla dhe përfshirjeve të tilla, Rama ka “zhytur” Kokëdhimën, Metën, Shpëtim Gjikën dhe pse jo tani Tahirin.
Dhe jo sepse ata nuk e meritonin t’u zbulohej skandali, por sepse zbulimi i përfshirjes së tyre mbulon vetë Ramën.
Megjithatë ajo që e tregon eksplicit që Rama nuk është aspak i qetë nga kjo situatë, janë komentet e tij në Facebook teksa replikon me ndjekësit e tij në statusin për Tahirin.
JOQ.al