Connect with us

Protesta për çmimin e lartë të biletave, tifozët shohin ndeshjen nga kalaja

Video

Protesta për çmimin e lartë të biletave, tifozët shohin ndeshjen nga kalaja

Protesta për çmimin e lartë të biletave, tifozët shohin ndeshjen nga kalajaL. Çela

Sport

pamja

Për tifozët, biletat e stadiumit duhet të kushtojnë sa më lirë, sepse sporti për ta luhet dhe duhet paksa respekt. Megjithatë, sidomos në futboll, vitet e fundit klubet po e teprojnë.

"Lufta" për transfertat e shtrenjta vazhdon, aq sa para dy javësh pamë ultrasit e Bayern-it duke u ankuar për çmimin e biletave në stadiumin e PSG-së.

Ideja më e bukur vjen nga disa tifozë të St. Mirrenit, skuadër e ligës së dytë skoceze. Ata kanë udhëtuar për në transfertën e Dumbartonit duke zgjedhur një këndvështrim ndryshe. Jo nga tribuna, sigurisht, por nga kalaja.

Siç e shihni në foto, ata kanë vajtur në Dumbarton Castle, kalaja që qëndron në kodrën më të afërt me stadiumin. Kështu, secili kurseu nga 22 paundë.

Me ato para ata kanë blerë birra dhe ushqim, ndërsa skuadra e zemrës fitoi 0-2. A ka më bukur se kaq? Edhe ua hedh rivalëve, edhe i mposht në fushë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top