Connect with us

“Suksese në jetë Saimir Tahiri dhe març me vete këdo që që është si ti”

Video

“Suksese në jetë Saimir Tahiri dhe març me vete këdo që që është si ti”

"Suksese në jetë Saimir Tahiri dhe març me vete këdo që që është si ti"S. Bardhi

Lajme

Ishte ndër të parët që denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm, me klanin e Habilajve dhe pas kësaj u kërcënua duke u detyruar të largohej nga Shqipëria.

Fjala është për ish-shefin e antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili tashmë jeton në Zvicër, sepse aty ka fituar azilin politik dhe sot ka reaguar fill pas prononcimit publik të Tahirit.

Zagani nuk është kursyer në ironi ku në fund të reagimit të tij i uron ish-ministrit Tahiri “suksese në jetë”.

Statusi i plotë i Dritan Zaganit në profilin e tij të Facebook:

Po lexoj gjithandej ne media që kusho i Moisiut paska folur live mbi të “vërtetat” që pret të verifikohen nga drejtësia, (mirë që e di se një ditë drejtësia me apo pa dëshirë do ta bëjë punën e saj për këdo)…!

Po lexoj që kusho i gradës se 10 i Moisiut, Lolos dhe Artanit që merret me biznes fruta perimesh qenka ndjerë shum keq para asaj që sot lexojnë për të në shtyp e media familja e tij, djali i tij i pafajshëm etj etj si këto fjali plot diplomaci që Saja di më mirë se unë dhe se shum kush t’i formulojë….dhe ka pak të drejtë i ziu nga ana njerëzore…dhe unë do t’i jap plotësisht të drejtë atij për këtë se jam njeri dhe e di çfarë do të thotë të përjetosh një ndjenjë të tillë…ma beso Saje…e di shumë mirë se si ndjehesh në këto momente…e di Saje sepse jam akoma me atë ndjenjë që ma bëre dhuratë ti me sejmenët e tu servilë më pa të drejtë…dhe e gjitha vetëm e vetëm që këta kushot e 10-të që na i shpalle kriminelë të rëndomtë më në fund, te ishin të lumtur dhe të lirë ne biznesin e tyre me “djersen” e ballit siç e thoje deri para ca kohesh ti…!

Ndaj unë, te jesh i sigurt ne këto momente jam me ty dhe dhembjen tende si pjese e dyfishte Saje…si bashkëvuajtës i ndenjes kaq torturuese dhe si njeri qe nuk ndjej kënaqësi nga vuajtja e dikujt…qoftë ai qe vuan edhe ti Saje…po po ti…ti qe me megallomine tende diletante fryheshe ne intervista live duke u mburrur se me arrestimin tim ti po beje shtet…ti qe cfar nuk sajove me sejmenët e tu servil për mua një polic i lodhur ne Fier…vetëm e vetëm qe te kënaqje këta qe sot mi quan kriminel…!

Pra nga ana njerëzore te kuptoj dhe te besoj sa vuan…e di me mire se ti Saje…e di se isha prindi i tre vajzave te mitura Saje, qe te dëgjonin ty te denigroje publikisht babain e tyre…dhe shikonin live ne tv zgerdhimjen tende kur hidhje balte mbi babain e tyre…ndaj te besoj me shumë se edhe ti beson ne atë çfarë thua….!

Por unë edhe pse ndjehem keq nga ajo ndjej sot te përçmoj Saje….ashtu siç përçmoja kur isha ne pune kushot e tu qe ishin trafikant te rëndomtë…( e ke degju intervisten e Artanit Saje..thoshte se nuk me afrohesh dot mua kur isha ne pune…i dukesha mbret i portit ati hashashxhiut…dhe kish te drejte ai i ziu)…ndaj Saje unë sot te uroj sa me pare qetësi për djalin tënd te pafajshëm….si dhe sa me pare drejtësi për atë qe meritojmë secili ne këtë botë.

SUKSESE NE JETE Sajmir Tahiri…dhe març me vete këdo qe është si ti…edhe këtë qe te shiti de fakto….se de jure ka kohe qe ta ka fut..!

Dritan Zagani.
Pjesëtar i klanit të Habilajve, i kapur nga shteti italian.
Saimir Tahiri,

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top