Video
Grupi i trafikantëve që po trondit politikën shqiptare, gjykata italiane: Emrat e 12 anëtarëve
Grupi i trafikantëve që po trondit politikën shqiptare, gjykata italiane: Emrat e 12 anëtarëveS. Bardhi
Lajme
Para pak orësh është bërë publik raporti nga Gjykata e Catanias, një raport prej 416 faqesh (këtu), i cili ka në përmbajtje gjithë procedurën e hetimit ndaj bandës së organizuar për trafikimin e drogës.
Që në faqe të parë ky raport rendit 12 pjesëtarët e grupit të trafikantëve, ku 4 prej tyre janë shtetas italianë dhe pjesa tjetër shqiptarë.
Në këtë dosje lakohet edhe emri i Saimir Tahirit, por në raport nuk ka asnjë bashkëbisedim të drejtpërdrejtë nga ana e ish-ministrit me ndonjërin prej 12-të të ndaluarve nga drejtësia italiane. Vetëm një dialog mes Habilaj dhe Çelaj ku ndër tjera thuhet se Saimir Tahiri fiton mbi 5 milionë euro në muaj, por sipas tyre i humbet në fushatën elektorale.
Emrat e duzinës kriminale që ka trazuar jo pak politikën shqiptare janë:
Florian Habilaj , lindur në Shqipëri, në 11.10.1980.
Sabaudin Çelaj, lindur në Shqipëri, në 29.02,1968.
Antonia Riela, lindur në Catania, në 26.02,1971.
Angelo Busaca, lindur në Raguza, në 02.05. 1980.
Nezar Seiti, lindur në Shqipëri në 30.03.1977.
Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri në 27.01.1988.
Armando Sulaj, lindur në Shqipëri, në 12.05.1984.
Tigrens Mezuraj, lindur në Shqipëri, në 28.07.1984.
Fatmir Minaj, lindur në Shqipëri, në 15.04.1962.
Gianluca Passavanti, lindur në Palagonia në 26.07.1980.
Vincenzo Spampinato, lindur në Catania në 01.05.1976.
JOQ.al