Connect with us

E përplasi dhe u largua me shpejtësi skëterrë, pse policia s’flet për aksidentin e djeshëm?

Video

E përplasi dhe u largua me shpejtësi skëterrë, pse policia s’flet për aksidentin e djeshëm?

E përplasi dhe u largua me shpejtësi skëterrë, pse policia s'flet për aksidentin e djeshëm?A. Shehaj

Lajme

Një aksident automobilistik ndodhi ditën e djeshme në rrugën "Ferrit Xhajko", zonë e njohur ndryshe si "ish-restorant Durrësi" në kryeqytet. Si pasojë e përplasjes nga një automjet, një person ka ndërruar jetë në moment.

Pamjet e rënda të të ndierit, rreth të 50-ave, kanë ardhur ditën e djeshme pranë JOQ.al. Kalimtarët raportonin të tmerruar atë që kishte ndodhur, ndërsa policia nuk bëri asnjë njoftim në lidhje me aksidentin, identitetin e viktimës apo edhe personit që e shkaktoi atë.

Ndërkaq, i shqetësuar, ditën e sotme një raportues shkruan pranë JOQ.al:

Dje, një qytetar është përplasur në rrugën "Ferit Xhajko", pranë ish-restorant Durrësit, i cili si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Personi i lënduar ishte rreth të 50-ave. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Makina tip Mercedez i bardhë, vit-prodhim shumë i ri në dukje, ka vazhduar rrugën me një shpejtësi të madhe. Me habi prisja gjithë ditën dje lajmin e njoftimit në ndonjë media për arrestimin ose vdekjen e personit, por asnjëra nuk ndodhi. Besoj se përderisa kjo ngjarje është mbajtur kaq e mbyllur, personi që mund të ketë kryer aksidentin, duhet të jetë një person publik, me ndikim".

Pse vallë, policia, e cila njofton për çdo situatë që ndodh në Tiranë, nuk e ka raportuar këtë aksident të frikshëm, i cili veç dhimbjes që ka shkaktuar tek familjarët e të ndjerit, ka lënë me trauma edhe të pranishmit në vendngjarje?

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top