Video
Provokuan shqiptarët me 3 gishta në “Elbasan Arena”, flet futbollisti serb: Jemi sërish gati
Provokuan shqiptarët me 3 gishta në "Elbasan Arena", flet futbollisti serb: Jemi sërish gatiK. Demiraj
Sport
Mesfushori serb, Zoran Toshiç ka qenë pjesë e përfaqësueses serbe e cila fitoi 2-0 në “Elbasan Arena” në eliminatoret e Euro 2016 në tetorin e vitit 2015.
Futbollisti që aktualisht është pjesë e Partizan Beogradit e mban mend mirë udhëtimin e tij të fundit në Shqipëri pasi ishte pjesë e lojtarëve që provokuan me 3 gishtat lart në momentin e golit.
Të enjten ai do jetë sërish në Elbasan pasi do ndeshet kundër Skënderbeut për Europa League. Tosiç mendon se skuadra e Partizanit të Beogradit duhet të interpretojë ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Skënderbeut në të njëjtën mënyrë.
“Jemi sërish gati për atmosferën e zjarrtë në Elbasan. Ne e kuptojmë të gjithë se është e rëndësishme të përqendrohesh te futbolli dhe të mendosh për fushën e lojës. Kjo është një ndeshje ku duhet ta kesh mendjen vetëm te fitorja, ndaj duhet të jemi të qetë. Unë kam besim të plotë te shokët e skuadrës së do ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Toshiç për “Blic”.
JOQ.al