Video
Problemi “Tahiri”, PS bën mbledhje urgjente
Problemi "Tahiri", PS bën mbledhje urgjenteA. Shehaj
Lajme
Problemet dhe akuzat e ditëve të fundit të ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirin, kanë ngritur në këmbë grupin parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët janë mbledhur ditën e sotme në një takim urgjent.
Në këtë takim, tema kryesore mësohet se do të jetë koordinimi i qëndrimeve pas ngjarjeve të fundit, ku epiqendra e debateve është emri i ish-ministrit Tahiri.
Nga ana tjetër, edhe partitë opozitare kanë nisur të intensifikojnë dhe bashkojnë qëndrimet e tyre, me një sulm të përbashkët ndaj trafikimit të drogës nga Moisi Habilaj. Mbrëmjen e djeshme, kreu i LSI-së, Monika kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili, zhvilluan një takim me Lulzim Bashën, ndërsa sot rreth orës 11:00 pritet një tjetër mbledhje e partive opozitare.
JOQ.al