Video
Dhunohet gazetari, dëshmitari: Njerëz me maska i bënë pritë në derë të shtëpisë
Dhunohet gazetari, dëshmitari: Njerëz me maska i bënë pritë në derë të shtëpisëA. Shehaj
Lajme
Një gazetar nga qyteti i Kavajës është dhunuar në prag të shtëpisë së tij nga persona me maska ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ka qenë Sali Berisha ai që ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit dhe ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital në lidhje me këtë ngjarje.
Ja ç'shkruan Berisha:
Goditet nga banda të pushtetarëve gazetari drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Në këto momente është rrahur me sende të forta një qytetar në Kavajë me emrin Dritan Kanapari!
Ai drejton një portal me emrin Buletini i Kavajës dhe prej kohësh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Atij i është bërë një pritë mafioze në derën e shtëpisë nga njerëz me maska, të cilët e kanë rrahur me sende të forta dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda.
Çdo gjë bëhet për ti mbyllur gojën pasi para disa muajsh i vendosën tritol në shtëpi, por kësaj here makabriteti i mafies së Partisë Socialiste ka kaluar çdo kufi…”
JOQ.al