Connect with us

Mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi, bllokimi i madh nis nesër

Video

Mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi, bllokimi i madh nis nesër

Mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi, bllokimi i madh nis nesërA. Shehaj

Lajme

dogana

Kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet ditën e nesërme. Ky bllokim i kufirit do të zgjasë 24 orë dhe shkak për këtë është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët do të protestojnë për kushte më të mira pune.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 tetor.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Deri mëngjesin e së premtes, asnjë pikë doganore nuk do të lejojë kalimin e mjeteve dhe mallrave.

Meqenëse në grevë janë vetëm doganierët, e jo policia, udhëtarët që nuk do të kenë me vete çanta dhe bagazhe do të jenë të lirë të lëvizin në kufi.

Ndërsa asnjë anije mallrash, tren ose kamion nuk do të përpunohet në portet dhe pikat hyrëse e dalëse të vendit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top