Connect with us

Zbulohet emri i këngëtarit të njohur shqiptar në dosjen Habilaj, i implikuar në organizatën kriminale?

Video

Zbulohet emri i këngëtarit të njohur shqiptar në dosjen Habilaj, i implikuar në organizatën kriminale?

Zbulohet emri i këngëtarit të njohur shqiptar në dosjen Habilaj, i implikuar në organizatën kriminale?F. Tenolli

Lajme

Në dosjen e Habilajve të publikuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, implikohet edhe një emër shumë i njohur i muzikës shqiptare.

Hetimet mbi këto përgjime të zbardhura në dosje vazhdojnë në sajë të përmendjes së emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në një prej faqeve të dosjes voluminoze përmendet edhe emri Ylli Baka. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore shqiptare apo ekziston një tjetër person me atë identitet.

Emri përmendet në dialogun e trafikantëve, të zbardhur në dosjen e përgjimeve.

Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.

“Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top