Video
“Unë jam me Sajmon, Habilajt kanë mbajtur qindra familje me bukë”
"Unë jam me Sajmon, Habilajt kanë mbajtur qindra familje me bukë"A. Shehaj
Lajme
Afrovita Hysaj
Afrovita Hysaj mendon siç ndoshta mendojnë pak shqiptarë në këtë mori akuzash ndaj fisit Habilaj dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Në një shkrim të sajnë Afrovita rendit arsyet se pse sot është pro Saimir Tahirit dhe nuk e "kryqëzon" atë.
Vajza shprehet se e dinte që Tahiri ka qenë i përfsh irë në trafikun e drogës dhe ajo që i bën më shumë përshtypje është fakti që atë e "shitën" kaq shpejt.
Në argumentet e saj, Afrovita shprehet se ka qenë pikërisht familja Habilaj ajo që ka "mbajtur me bukë" dhjetëra familje shqiptare, në një kohë kur shteti u mbylli dyert.
Nga Afrovita Hysaj
Unë jam me Sajmirin. Unë jam kundër dënimit të tij, si dënim nga drejtësia ashtu dhe nga opinioni publik. Jam kundër gjithë këtyre akuzave. Dhe e dini pse? Sepse sot të gjithë bëjmë sikur çfarë ka ndodhë. Sot bëjmë të habiturin.
E pse? Nuk e dinit ju që të gjithë këta kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës?
U çuditët ëëë? Unë e dija, ajo që nuk dija është që Sajmon do ta shisnin e hidhnin kaq shpejtë. Sepse para Sajmos ka të tjerë më të mëdhenj. E dini pse jam pro Sajmos? Sepse unë nuk jam kundër prodhimit dhe tregëtimit të hashashit.
Në një kohë që mijëra familje vdisnin për bukë dhe "hashashi" ishte një mundësi e të ushqyerit , unë jam totalisht pro trafikut të drogës.
Po praaaaa pooo. Jam pro. Madje jam pro edhe për familjen Habilaj. Sepse ata mbase janë super pasuruar për vete, por ama kanë mbajtur me bukë dhe qindra familje të tjera.
Po po, pikërisht kështu. Kanë mbajtur ato familje që shteti u hoqi bukën e gojës, kur u hoqi pensionin e ndihmën sociale. Ka dhe shumë të tjerë si Habilajt, që bëjnë lekë për vete, por kujdesen edhe për qindra të tjerë.
Po ky shteti jonë çfarë po bën? Ka 2 vjet që diskutohet kultivimi i hashashit, sot kujtohen të dënojnë këta? Ti lemë filmat. Jepi popullit bukë e mirëqenie nëse nuk doni trafik droge. Ps-shpresoj të jenë filma e tërheqje vëmendje. Sepse me ose pa Habilajt, droga prapë do lulëzojë, vetëm se trafiku nuk do ketë kaq klas. (pres komente me moral)
JOQ.al