Video
Provokojnë serbët: Fadil Vokrri në Elbasan si tifoz i Partizan Beogradit
Provokojnë serbët: Fadil Vokrri në Elbasan si tifoz i Partizan BeograditK. Demiraj
Sport
Dita e nesërme sjell ndeshjen e vlefshme për Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e cila siç dihet ka një vëmendje të veçantë kjo edhe për shkak të mardhënieve politike mes dy shteteve.
Sfida fillon prej orës 19:00 dhe të pranishëm në tribunën VIP të "Elbasan Arenës" pritet që të jenë shumë personalitete të njohur. Njëri prej tyre do të jetë edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri.
Lajmi është konfirmuar për mediat serbe nga Drejtori i Partizanit të Beogradit, Milos Vazura, vetëm pak para nisjes së sotme. Sipas mediave të këtij vendi, Vokrri ka mbajtur marrëdhënie të mira me Partizanin dhe do të jetë mbështetësi i tyre në stadium në Elbasan.
Vokrri ka luajtur për tri sezone nga 1986-89 me skuadrën e njohur serbe, duke shënuar 18 gola në 55 ndeshje, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur që është tifoz i këtij ekipi. Të shohim për kë do bërtasë realisht ai nesër.
JOQ.al