Video
Panucci i kërkoi kundërshtar të fortë, FSHF i vë përballë Turqinë
Panucci i kërkoi kundërshtar të fortë, FSHF i vë përballë TurqinëK. Demiraj
Sport
Data 13 nëntor është lënë e lirë nga FIFA për t'u shfrytëzuar nga ekipet kombëtare që duan të luajnë ndeshje miqësore për të parë gjendjen e ekipit.
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panucci i ka kërkuar FSHF-së një kundërshtar të fortë dhe kjo e fundit ia ka plotësuar dëshirën duke i vënë përballë skuadrën e Turqisë.
Ky është njoftimi i Federatës për miqësoren e 13 nëntorit:
“Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse.
Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë.
Trajneri Christian Panucci do të grumbullojë ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor.
Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror”, shkruan FSHF.
JOQ.al