Connect with us

TVSH-ja për bizneset e vogla / “Zbythet” qeveria, jo të gjitha do të paguajnë

Video

TVSH-ja për bizneset e vogla / “Zbythet” qeveria, jo të gjitha do të paguajnë

TVSH-ja për bizneset e vogla / "Zbythet" qeveria, jo të gjitha do të paguajnëL. Çela

Slide-kryesor-1

Ahmetaj 2

Plani i qeverisë shqiptare për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël duke nisur nga 1 janari 2018 dita-ditës po zbardhet në detaje, duke ngushtuar gjithnjë e më shumë diametrin e "lakut".

Siç ka ndodhur edhe me reforma të tjera të rënda, qeveria fillimisht ka testuar medien dhe shoqërinë civile duke publikuar me paqartësi lajmin. Duke parë reagimet, nivelin e protestave dhe presionin e ushtruar nga opozita, vjen dita kur kjo reformë duhet zbutur.

Me fjalë të thjeshta, bazuar te takimi që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, pati sot me rreth 100 biznese të vogla në Kryeministri dhe mesazhet që ai dha, TVSH-ja nuk do të vendoset në çdo biznes të vogël.

Sipas tij, dy synimet kryesore të kësaj reforme kanë të bëjnë me thjeshtimin e procedurave dhe me uljen e informalitetit. Pavarësisht se kjo e dyta nuk ka shumë sens, me gjithë përpjekjet e qeverisë për të bërë analogji me modelin spanjoll, Ahmetaj këmbënguli se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do të ulë pabarazinë.

Ja çfarë tha ai:

TVSH-ja është për bizneset me fitime mbi 2 milionë lekë. Zejtarët, berberët, këpucarët, tregtarët ambulantë dhe ata që shesin fruta e perime në Divjakë, Fier dhe Lushnje nuk do të taksohen me këtë skemë. Ne jemi të përqendruar te biznesi i madh".

Ahmetaj theksoi se rreth 65 mijë biznese të vogla do të shpëtojnë nga reforma.

Deklarata e Ministrit mund të quhet një hap pas, por a është fundi i kësaj çështjeje? Padiskutim që jo. Në ditët në vijim duhen sqarime të mëtejshme dhe garanci për transparencë. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top