Video
Vetëm Blushi nuk iu bashkua opozitës kundër Tahirit, zbulohet arsyeja e distancimit të tij
Vetëm Blushi nuk iu bashkua opozitës kundër Tahirit, zbulohet arsyeja e distancimit të tijS. Bardhi
Lajme
Ditën e djeshme Partia Demokratike ka thirrur një tryezë të përbashkët me të gjithë subjektet opozitare. Qëllimi i tryezës ishte marrja e vendimit për një veprimet e ardhshme si opozitë pasi përgjimet e dy trafikantëve në Itali inkriminojnë edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë deputet i qeverisë aktuale.
PD ka ftuar të gjitha partitë që gjenden në opozitë, ku mes tyre bën pjesë edhe LIBRA e Ben Blushit, por ky i fundit ka kundërshtuar.
Ben Blushi paraprakisht ka kërkuar informacion se kush tjetër do jetë në këtë tryezë, mëson Panorama.
Nga organizatorët i janë lexuar emrat e kryetarëve të partive të tjera opozitare, mes të cilëve edhe Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja.
Pasi ka dëgjuar emrin e Kokëdhimës, Blushi e ka refuzuar ftesën.
Mësohet se Blushi u ka thënë organizatorëve të tryezës:
Unë ika nga PS për shkak të Koços dhe nuk mund të vij e të ulem në tryezën e opozitës dhe të gjej prapë Koçon.”
JOQ.al