Connect with us

Prej tre vitesh në arrati, kapet “bosi” shqiptar i bandës mafioze të Parmës

Video

Prej tre vitesh në arrati, kapet “bosi” shqiptar i bandës mafioze të Parmës

Prej tre vitesh në arrati, kapet "bosi" shqiptar i bandës mafioze të ParmësS. Bardhi

Lajme

Në mars të 2014 u shkatërrua një grup i organizuar kriminal italo-shqiptar në Parma, ndërsa dy anëtarë të saj janë arrestuar sot në qytetin e Durrësit.

Dy shqiptarët janë, Hektor Kosturi, 30 vjeç, me shumë precedentë penalë, dhe Erjon Shahini, 34 vjeç. Ky i fundit tashmë është ekstraduar në Itali dhe gjendet në burgun e Rebibias.

Kosturi do të ndjekë me shumë mundësi të njëjtën rrugë, falë bashkëpunimit midis policive të dy vendeve. Ai do të vuaj dënimin me tetë vjet burg, dhe një gjobë 22 mijë euro, shkruan parmapress24.it.

Grupi tashmë i shkatërruar italo-shqiptar fuste në Itali sasi të mëdha heroine të pastër dhe substanca të tjera, me të cilat përzienin drogën në një laborator në Parma.

Ndërsa të arrestuarit në mars të 2014 janë:

Artur Bregu, i ditëlindjes 1981, i dënuar në burg në Brescello, i konsideruar si truri shpërndarjes së drogës, një punëtor që bënte jetë shumë modeste për të mos rënë në sy.

Marcello Panariti, lindur në Taranto më 1980, burgosur në Colorno.

Velino Koroveshi Velino, lindur më 1990, tashmë në burgun Arma di Taggia.

Lauert Greca, lindur më 1990, banues në Parma.

Gëzim Hasa, 1984, pa leje qëndrimi në Itali, tashmë në burgun e Parmës.

Denis Tafili, lindur më 1985, pa leje qëndrimi, në burgun e Parmës.

Davide Cavalli, në arrest shtëpie.

Ded Bajraktari Ded, lindur më 1991.

Bledar Brahimi Bledar, lindur më 1986, banues në Colorno.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top