Video
Putin nuk e mban dot të qeshurën pas gafës së Ministrit të Bujqësisë, i pret fjalën dhe e nxjerr bllof
Putin nuk e mban dot të qeshurën pas gafës së Ministrit të Bujqësisë, i pret fjalën dhe e nxjerr bllofF. Gjoni
Kuriozitete
Presidenti Rus Vladimir Putin ishte në një takim me disa ministra të qeverisë, ndër të cilët edhe me atë të bujqësisë. Gjatë fjalës së tij, ministri Alexandre Tkachov, sugjeroi që të eksportonin mishin e derrit në disa vende të huaja, ndër to edhe në Indonezi.
Por Putin nuk e ka mbajtur do të qeshurën dhe i ka thënë:
Indonezia është vend musliman, ata nuk e hanë mishin e derrit”.
Më pas ministri ka dashur të replikojë, duke shtuar:”
Ata do të…”.
Por Vladimir nuk e ka lënë, dhe i ka prerë fjalën në mes:
Jo ata nuk do të!”
Më pas ai ka shpërthyer në të qeshura duke mbuluar fytyrën me duar. Ndërkohë në një intervistë të dhënë më vonë, Ministri i Bujqësisë ka sqaruar se bëri një lapsus, pasi nuk donte të thoshte Indonezinë por Korenë e Jugut.
JOQ.al