Video
Fiton 60 mijë euro, Gylseren “ua punon” aktorëve të “Fate të kryqëzuara”
Fiton 60 mijë euro, Gylseren “ua punon” aktorëve të “Fate të kryqëzuara”F. Gjoni
Kuriozitete
Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar në "Fate të kryqëzuara" ku luajti rolin e Gylserenit. Por largimi i Nyrgyl Yesilçay nga seriali turk, pati mjaft diskutime, duke aluduar se ajo kishte hequr dorë pas një debati që kishte pasur me aktorin që luante Xhihanin.
Por duket se ky largim nuk i ka dal dhe aq keq, pasi sipas “Sabah”, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, të producentit Bayram Fazli.
Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar, nuk flet dot, film në të cilin do të fitojë plot 60 mijë euro.
JOQ.al