Video
“Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë”, gazetarët italianë në Çamëri ndalohen nga policia greke
“Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë”, gazetarët italianë në Çamëri ndalohen nga policia grekeD. Cani
Lajme
Programi investigativ italian "Le Iene" ka folur shqip mbrëmjen e së martës. Gazetarët investigativë kanë ndjekur atë që ndodh në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë për çamët.
Gazetari i emisionit udhëton drejt Shqipërisë, ku takon Avdyl Sulejmanin, një i moshuar i lindur në fshatin Varfanj e i dëbuar 73 vite më parë nga ai që sot grekët e quajnë Parapotamos.
Ja si e nis gazetari:
Mund të duket çmenduri, por formalisht sot, Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë. Në thelb, kjo gjendje e bën të pamundur për këdo që të kërkojë të drejtën e pronësisë”.
E pas kësaj, me kamerën e fshehtë, gazetari i emisionit dhe Sulejmani udhëtojnë drejt doganës së Qafë-Botës.
Menjëherë doganieri grek i përgjigjet:
Greqia nuk e njeh këtë pasaportë. Problemi është që Greqia nuk njeh emrin që ndodhet në këtë pasaportë”.
Gazetari ironizon:
Problemi është që për grekët ky vend nuk ekziston, ose më saktë, ekziston por quhet Parapotamos dhe meqë në pasaportën e Sulejmanit është me emrin shqiptar, e quan dokumentin të pavlerë dhe nuk e lejon që të hyjë në Greqi”.
Por, të dy nuk dorëzohen. Bashkë me Sulejmanin, gazetari udhëton drejt Italisë dhe prej andej me traget drejt Greqisë. Këtë herë kalojnë pa kontrolle dhe udhëtojnë drejt Varfanjit, ose Parapotamosit, sipas grekëve.
Teksa takojnë një vendas, në këtë moment dy persona të veshur civilë u afrohen dhe me gjuhë kërcënuese i kërkojnë operatorit që të mos filmojë dhe më pas u sekuestrojnë dokumentet e identifikimit e u kërkojnë që t’i shoqërojnë për në stacionin e policisë.
Brenda stacionit të policisë nuk iu lejua që të filmojnë, por grupi italian i xhirimit mundi të sigurojë një inçizim audio, nga ku iu komunikua që të largohen menjëherë drejt kufirit me Shqipërinë pa asnjë ndalesë rrugës.
Urdhri u shkel nga grupi i “Le Iene” që gjatë rrugës bën një kthesë të fundit drejt Varfanjit, që Avdyli të shihte i përlotur për herë të fundit shtëpinë e tij të lindjes.
Dhe fjalët e tij ishin:
Tani mund të vdes i qetë”.
JOQ.al