Video
“I beson akuzat ndaj Saimir Tahirit?”, politikanët përgjigjen, habit Tom Doshi me reagimin
“I beson akuzat ndaj Saimir Tahirit?”, politikanët përgjigjen, habit Tom Doshi me reagiminF. Tenolli
Lajme
Përmendja e emrit të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen Habilaj, ka shkaktuar tronditje të madhe në politikë.
Të pyetur në lidhje me pafajësinë e tij, disa politikanë janë përgjigjur se kjo është një çështje që duhet të vërtetohet nga drejtësia.
Dikur pjesë e grupit parlamentar të PS, deputeti nga Shkodra, Tom Doshi e ka marrë me të qeshur.
Gazetarja: I besoni akuzat ndaj Saimir Tahirit?
Doshi: Pse çfarë ka Saimir Tahiri?
Gazetarja: Ka pas akuza publike dje…
Doshi: Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtorë a është përfshi tamam në këtë akuzë që thonë këta.
JOQ.al