Video
Bayern fiton 3-0, por trajneri Heynckes flet sikur ndodhi një tragjedi
Bayern fiton 3-0, por trajneri Heynckes flet sikur ndodhi një tragjediL. Çela
Sport
"Viktima" e parë e trajnerit Jupp Heynckes në Champions League, pas rikthimit të tij të katërt si trajner i Bayern-it, ishte Celtic. Skuadra e tij fitoi 3-0 në Mynih.
Megjithatë, gjithmonë ka vend për përmirësime. Gazetarët prisnin fjalë të bukura të 72-vjeçarit pas ndeshjes, por ai i befasoi duke u shprehur se Bayern nuk ka shans t'u afrohet rivalëve kryesorë.
Ai, madje, i kritikoi yjet e tij:
Nuk e prisja atë tolerim në fund. Kam parë gabime që nuk duhet t’i përsërisim. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte, sidomos në lëvizjet mbrapa. Të mos flasim për trofeun që tani, sepse kemi ende shumë punë për të bërë. Rivalët janë para nesh. Ky Bayern nuk është ashtu siç e komentojnë mediet. Javët në vazhdim na duhet sforco e madhe, ose përndryshe do ta pësojmë".
Një trajner i tillë duket qartë se është fiks ajo dorë e fortë, për të cilën rekordmenët kanë nevojë. Don Jupp flet pak dhe saktë!
JOQ.al