Video
Dosja Habilaj/ “Lolo”, “Varri”, “Maloku nga Laçi”, cilat ishin nofkat e grupit të trafikantëve të drogës
Dosja Habilaj/ "Lolo", "Varri", "Maloku nga Laçi", cilat ishin nofkat e grupit të trafikantëve të drogësF. Tenolli
Lajme
Klani Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tyre i drejtoheshin me nofka njëri-tjetrit. Këto informacione janë zbardhur nga dosja voluminoze prej 416 faqesh e përgjimeve të tyre.
Ata kodoheshin me nofkat karakteristike të tyre në bisedat telefonike që zhvillonin.
Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” e në të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.
Salvadore Marletta ishte “Vetlla”, një nofkë e marrë nga karakteristikat fizike të tij.
Maridian Sulaj kodohej me nofkën “Varri”, një pseudonim i padëgjuar më parë.
Vlonjati Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, njihej si “Lolo”.
Një nga shqiptarët e tjerë të akuzuar është Fatmir Minaj, të cilit i referoheshin si “Çaku”.
Erson Zhuka, i cili sipas hetuesve ushtronte aktivitetin e tij në Raguza dhe njihej me nofkën “Maloku nga Laçi”.
JOQ.al