Video
E qëlloi nipi “se e tallte”, vdes në spital pas 6 ditësh gjyshi i moshuar
E qëlloi nipi "se e tallte", vdes në spital pas 6 ditësh gjyshi i moshuarA. Shehaj
Lajme
80-vjeçari Shaban Agaj ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin e Tiranës, 6 ditë pasi nipi i tij plagosi me thikë atë dhe bashkëshorten e moshuar.
Agaj ndodhej i shtruar në reanimacionin e Tiranës pasi kishte marrë 4 plagë në trup, prej thikës së ngulur nga nipi 19-vjeçar, Beniamin Kaso.
Shabani dhe bashkëshortja e tij, Hajria, u qëlluan disa herë nga nipi i tyre më 12 tetor, ditë kur i moshuari po festonte 80-vjetorin e lindjes.
Beniamini është djali i vajzës së çiftit Agaj, të cilët jetojnë në zonën e Freskut, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Në polici 19-vjeçari tha se gjyshërit "e tallnin" dhe kjo ka çuar në acarimin e situatës.
JOQ.al