Video
Krimi në Elbasan, Çako shkarkon 12 drejtorët e lartë
Krimi në Elbasan, Çako shkarkon 12 drejtorët e lartëF. Tenolli
Lajme
Altin Qato, Drejtori i ri i Policisë Vendore Elbasan
Drejtori Madhor i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat. Ai foli për situatën e krijuar deri më tani në vendin tonë dhe ngjarjen e Elbasanit.
Pasojë e këtj veprimi, sipas Çakos ka qenë paaftësia e policisë së Elbasanit pasi strukturat përkatëse janë treguar të paafta për menaxhimin e situatës. Personat nuk janë arrestuar dhe nuk janë vënë para drejtësisë në kohën e duhur, kjo ka sjellë dhe shkarkimin e Arben Dashit, drejtorit të policisë Elbasan.
Ai e ka cilësuar ngjarjen e 18 shtatorit në Elbasan ku u godit makina e nëndrejtorit, si cënim të imazhit të policisë.
Çako emëroi drejtorin e ri të policisë së Elbasanit Altin Qato, i cili ka mbajtur postin e mëparshëm të Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit.
Çako u shpreh se:
Drejtuesit e policisë së Elbasanit janë të paaftë për të drejtuar. Situata është përkeqësuar. Në konstatimin shkeljeve të rënda bazuar në rregulloren e shtetit, kam urdhëruar lirimin nga detyra të 12 shefave të policisë Arben Dashit, drejtorit të policisë. Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit do t'i nënshtrohet ristrukturimit të plotë nga Altin Qato, drejtorit të ri.
JOQ.al