Connect with us

E plakur por ende e fortë, a është ky sekreti i jetëgjatësisë së Nexhmije Hoxhës?

Video

E plakur por ende e fortë, a është ky sekreti i jetëgjatësisë së Nexhmije Hoxhës?

E plakur por ende e fortë, a është ky sekreti i jetëgjatësisë së Nexhmije Hoxhës?A. Shehaj

Lajme

Disa ditë më parë Nexhmije Hoxha u vu në qendër të vëmendjes mediatike teksa priste vizita në kuadër të ditëlindjes së ish-diktatorit, bashkëshortit të saj të ndjerë.

Të shumtë ishin njerëzit që pyesnin në internet me habi, nëse Nexhmija ishte ende gjallë. Dhe në fakt, ajo është gjallë e me sa pamë, mjaft e fortë.

Vijon të mbahet mirë, e kjo mbase edhe për shkak të privilegjeve të përfituara nga periudha e diktaturës.

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument ku tregohet vendimi për reduktimin e orëve të punës së Nexhmije Hoxhës. Veçse ka pasur përherë pozicione shumë të mira drejtuese, në ndryshim me shumë gra të tjera, të cilave iu binte bretku duke punuar, Nexhmija kalonte në zyrë vetëm 6 orë në ditë dhe merrte pushime të zgjatura vjetore.

Ndoshta ku është edhe sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Ja ç'shkruan Kastriot Dervishi:

1964/Edhe gruaja e diktatorit punonte me orar të kufizuar

Pas vendimit të vitit 1958 për kufizimin e punës së diktatorit, në vitin 1964 u mor një tjetër vendim për kufizimin e punës së bashkëshortes së tij. Ndoshta ishte punë xhelozie midis bashkëshortëve, por koha tregoi se shoqja në fjalë nuk paska pasur aq probleme sa për marrë një vendim të posaçëm.

Sipas vendimit të datës 10.1.1964 (edhe ky pa asnjë diskutim), për "restaurimin e shëndetit" të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte "vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë", si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës. Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së. Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta.

Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ajo është po aq arkitekte e krimit dhe shëmtirës e mizerjes që u quajt "Shqipëri socialiste" sa edhe bashkëshorti i saj".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top