Video
U kap droga por jo bosat, Artan Hoxha: Operacioni i Vlorës ishte i dështuar
U kap droga por jo bosat, Artan Hoxha: Operacioni i Vlorës ishte i dështuarA. Shehaj
Lajme
Menjëherë pas deklaratës së Haki Çakos, i cili njoftoi shkarkimin e 12 policëve të lartë të Elbasanit, në një telefonatë me News 24, gazetari Artan Hoxha foli për operacionin e sekuestrimit të drogës në Vlorë.
Ai e quajti operacionin e policisë si një operacion të dështuar dhe u shpreh se droga e kapur është rreth 4.5 ton dhe jo 4 tonë, sikurse tha policia më herët.
Sipas Artan Hoxhës, ky operacion është i dështuar dhe ka rrjedhur informacioni, pasi u sekuestruar lënda narkotike, por jo bosat e drogës.
Ai tha:
Është kapur vetëm 4.5 tonë, por nuk janë arrestuar personat. Dyshohet se ka pasur rrjedhje informacioni dhe persona të shumtë, pjesë e grupit kriminal të Habilajve, kanë mundur të shpëtojnë. Nuk është hera e parë që operacionet policore dështojnë. Kapet droga, por jo bosat e drogës. Kështu ishte dhe ky operacion, i dështuar".
JOQ.al