Video
Priten arrestime të rëndësishme, prokuroria do të marrë në pyetje Saimir Tahirin
Priten arrestime të rëndësishme, prokuroria do të marrë në pyetje Saimir TahirinA. Shehaj
Lajme
Saimir Tahiri, foto arkiv
Arrestime të rëndësishme, ndoshta "kokash të mëdha" pritet të ndodhin në orët në vijim, ndërsa një zyrtar i lartë i policisë sëshpejti mund të flasë në lidhje me sekuestrimin e 4 ton drogë në Babicë të Vlorës.
Artan Hoxha paralajmëroi këto arrestime, ndërsa zyrtarisht ende nuk dihet asnjë gjë, përfshirë edhe emrat e 3 personave që janë arrestuar dje.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për albeu.com se ende nuk është përcaktuar dita se kur do të merret në pyetje deputeti i Partisë Socialiste, Samir Tahiri.
E megjithatë kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve ish-ministri do të merret në pyetje dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë se mund të ndodhë edhe sot.
Dosja "Habilaj" ka implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, krerë të lartë të policisë dhe ushtrisë në vend.
JOQ.al