Video
“Tahiri mund të fundosë Ramën, ka filmime dhe përgjime të tij me klanet mafioze”
“Tahiri mund të fundosë Ramën, ka filmime dhe përgjime të tij me klanet mafioze”F. Tenolli
Lajme
Në një konferencë për shtyp, kryeopozitari Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbi Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.
Pas operacionit policor në Babicë të Vlorës ku u sekuestruan 4 ton drogë sipas informacioneve të policisë, Basha i ka kërkuar Prokurorisë veprim pasi sipas tij, Tahiri është implikuar në trafikun e drogës.
Ai ka shtuar se ish-ministri i Brendshëm ka bërë pakt me kryeministrin e vendit, pasi sipas tij, Tahiri ka filmime dhe përgjime të Ramës me klanet mafioze.
Basha u shpreh se:
Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëveshje. Tahiri ka dokumente, filmime dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze. Rama e ka jetikë një marrëveshje me Tahirin në përpjekje për të shpëtuar. As arrestimi i Tahirit nuk do ketë sukses përsa kohë që peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeministrit.
JOQ.al